Pele iu nënshtrua një operacioni për ta hequr një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit të kaluar, në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.
Tumori iu zbulua legjendës së futbollit në një kontroll rutinor.Ai u shtri në spital sërish në nëntor të këtij viti.
Vajza e Peles, Kely Nascimento i ka mbajtur tifozët e shumtë të legjendës të informuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ajo ka postuar rregullisht në rrjetet sociale.
Të enjten Kely Nascimento publikoi një fotografi të duarve të familjarëve të Peles në trupin e tij në spital.
“Gjithçka që jemi është falë teje. Ne të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, ka shkruar ajo.