Ekipi i KOHËS e ka fituar ndeshjen dramatike kundër Komitetit Olimpik të Kosovës.
Me fitoren 11:10 të enjten mbrëma pas ekzekutimit të penalltive në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, skuadra e KOHËS do të luajë në finale të turneut “Lesna Tournament Prishtina”, në futboll të sallës.
Loja e rregullt përfundoi 1:1.
Islam Shkodra i KTV-së barazoi rezultatin 40 sekonda pa përfunduar i gjithë takimi. Në total u ekzekutuan 32 penallti, që ishte rekord deri tani në këtë turne.
Skuadra e KOHËS është plasuar në finale direkt, pas tërheqjes së shortit.
Ekipi i KOHËS kishte në përbërje Shkodrën, Valdrin Abazi, Faton Polisin, Egzon Qerimin, Vixhilent Kurtin, Gzim Kiqinën, Dilaver Polisin, Hajdin Arifin dhe portierin Albert Vokshi.
Portieri Vokshi ishte vendimtar me pritjet e tij gjatë ndeshjes dhe ekzekutimit të penalltive, kurse Shkodra shënoi penalltinë vendimtare.
Në ndeshjen e parë, KOHA ka mposhtur skuadrën e TËVË1, me rezultatin 4:2.
