Sport

Brazili kthen sytë kah Zidane

Zinedin Zidane

Pasi u refuzua nga Pep Guardiola, Federata e Futbollit të Brazilit ka kthyer sytë kah një trajner tjetër i madh për ta zëvendësuar Titen. Mediumet braziliane kanë njoftuar të martën se bëhet fjalë për Zinedine Zidanen, i cili aktualisht është i papunë.

Zidane po shihet si personi i duhur për ta udhëhequr Brazilin, pasi Didier Deschamps, sipas të gjitha gjasave, do ta vazhdojë kontratën me Francën. Brazili u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022”, gjë që solli edhe largimin e Tites nga posti i trajnerit.

Zidane nuk është i angazhuar prej vitit të shkuar kur u largua nga Real Madridi. Si trajner i Real Madridit, Zidane ka fituar 11 trofe, përfshirë dy tituj kampioni të La Ligas dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve.