Louis van Gaal është larguar nga posti i trajnerit te Holanda dhe pritet të zëvendësohet me Ronald Koemanin, kanë njoftuar të premten mediumet holandeze.
Largimi i Van Gaalit është bërë i ditur edhe nga Federata e Futbollit të Holandës, e cila e ka falënderuar trajnerin për punën e tij.
Ai mori drejtimin e Holandës vitin e shkuar dhe e udhëhoqi në Kupën e Botës “Katari 2022” duke u eliminuar në çerekfinale. Për Van Gaalin, kjo ishte hera e tretë në krye të Holandës.
Ndërkohë, Koeman që ka drejtuar Holandën për dy vjet do të rikthehet dhe prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Koeman është i papunë prej vitit të shkuar kur u largua nga Barcelona. Koemani do ta udhëheqë Holandën në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.