Sport

Blazheviq: Daliqi më la gjallë edhe pak

Qiro Blazheviq është shprehur tejet i emocionuar pas fjalëve të trajnerit Zlatko Daliq, pasi Kroacia zuri vendin e tretë në “Katar 2022”.

Daliq pas ndeshjes me Marokun ka thënë se medalja e bronztë i dedikohet Blazheviqit. “Këtë fitore ia dedikoj njeriu që e filloi gjithë këtë në vitin 1998, Qiro Blazheviq. Shef, kjo është për ty, ti i ke nisur të gjitha”, kishte thënë Daliq.

Blazheviq udhëhoqi Kroacinë drejt medaljes së parë botërore, duke zënë vendin e tretë në Botërorin 1998.

Blazheviq, tani 87 vjeç, është shprehur i lumtur me fjalët e Daliqit.

“Po, biri im, i dëgjova fjalët e tij, më prekën shumë. Daliqi më la gjallë edhe pak. E pashë atë që më tha Daliqi. I jam mirënjohës atij për gjithçka, i jam mirënjohës që e bëri popullin kroat sërish të lumtur. Ai e udhëhoqi këtë skuadër me aq guxim sa Napoleoni udhëhoqi ushtrinë e tij dhe kështu konfirmoi edhe një herë një të vërtetë: Kroacia është një superfuqi e futbollit, më e madhja në botë”, ka thënë ish-trajneri i Prishtinës që udhëhoqi kryeqytetasit në vitin 1985.