Matty Cash e ka përshkruar momentin kur u ndie si një tifoz kur u përball me Lionel Messin në Kupën e Botës në Katar.
Cash është pjesë e Aston Villas, por kundër Messit e pati mundësinë të përballet me Botëror, pasi përfaqëson Poloninë.
Argjentina dhe Polonia u takuan në fazën grupore të turneut, ndërsa fitues dolën argjentinasit me rezultatin 2:0.
“Doja t’i afrohesha. Jo, ai qëndroi në pjesën tjetër, dhe isha i lumtur për këtë. Messi është Messi, ai është i jashtëzakonshëm. Ishte kënaqësi ta shihja atë e të luaja kundër tij dhe ta shihja në jetën reale. Ai kaloi pranë meje në tunel pas pjesës së parë. E shihja dhe mendoja me veten ‘ai është Messi dhe po ndihem si tifoz i tij’”, ka thënë 25-vjeçari Cash të shtunën, shkruan “Sky Sports”.
© KOHA.