Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vepruar shkurtimisht si gjyqtar në një lojë të yjeve të futbollit së bashku me punëtorët e stadiumeve në Katar.
“Le të shpresojmë për një natë të mrekullueshme futbolli këtu, ashtu siç kemi parë një Kupë të botës të mrekullueshme deri më tani. Futbolli bashkon botën”, ka thënë Infantino para se të zhvillohej ndeshja në stadiumin “Al Thumama” të Dohas.
Ish-lojtarë të shumtë morën pjesë në ndeshjen që u zhvillua të hënën duke përfshirë brazilianin Cafu, anglezin John Terry dhe holandezin Clarence Seedorf. Infantino ishte në detyrë për dhjetë minuta ndërsa ndau dy kartonë të verdhë.