Sport

Mbappe parashikoi përballjen me Marokun

Kylian Mbappe - Franca - Katar 2022
Foto: AP
 

Në një video që është publikuar të hënën, Kylian Mbappe së bashku me shokun e tij të skuadrës në PSG, Achraf Hakimi parashikuan se Franca do të luante me Marokun në Kupën e Botës.

Videoja e dyshes u regjistrua në stadiumin “Education City Stadium” në Katar në janar të këtij viti, ndërsa Mbappe shihet duke parashikuar saktë se Franca do të përballet me Marokun.