Sport

Tek Argjentina besojnë se Messi do t’ua fitojë trofeun

 

Te Përfaqësuesja e Argjentinës nuk janë të bindur vetëm se do të kualifikohen në finale të Kupës së Botës, por besojnë fuqishëm se do të shpallen kampion në turneun e Katarit. Kështu, ka insistuar të martën mbrojtësi i krahut, Nicolas Taglafico.

Në konferencën për shtyp, Taglafico ka thënë se Messi është çelësi i suksesit te Argjentina në këtë turne. Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të përballet me Kroacinë, të martën mbrëma.