Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka dërguar mesazh përkrahjeje për Cristiano Ronaldon, pasi Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës në Katar.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u eliminua në turne dhe kontribuoi me vetëm një gol deri në çerekfinale. Ronaldo shënoi kundër Ganës në ndeshjen hapëse të fazës grupore. Ai luajti 39 minuta në disfatën 1:0 nga Maroku në çerekfinale, dhe u largua mes lotësh nga skena e Botërorit.
“Asgjë nuk mund ta ndryshojë faktin se Cristiano është një prej sportistëve më të mëdhenj në histori të futbollit. Ai gjithmonë duhet të respektohet. Ta mbash nivelin më të lartë në futboll për 16-17 vjet do shumë sakrificë”, ka shkruar Calhanoglu në Instagram.