Dueli mes Anglisë dhe Francës pritet të jetë i zjarrtë, pasi secila nga to kërkon biletën për në gjysmëfinale të Botërorit.
Francezët janë të udhëhequr nga Kylian Mbappe, por anglezët janë me plot vetëbesim për këtë Botëror.
Dueli do të luhet në “Al Bayt Stadium” që ka kapacitet prej 68.895 ulëseve.
Anglia ka shënuar 12 gola deri tani në Kupë të Botës dhe e ka barazuar rekordin e vet që e kishte realizuar katër vjet më parë në Rusi.
Kylian Mbappe ka pesë gola të shënuar në katër ndeshje të kësaj Kupe të Botës, më shumë sesa në tërë turneun e para katër vjetëve kur Franca e fitoi trofeun më të çmuar në futboll.
Harry Kane e ka thyer rekordin e Gary Linekerit si golashënuesi më i mirë i Anglisë në turne të mëdhenj.
Kane tani ka 52 gola në total për “Tre Luanët”.
Edhe një gol i duhet për ta barazuar Wayne Rooneyn.
Franca është e vetmja skuadër që shkon deri në çerekfinale të Botërorit si fituese në fuqi e turneut të Kupës së Botës, që prej Brazilit në vitin 2006.
Kampionët e Botës, Spanja dhe Gjermania, kanë dështuar ta kalojnë fazën e grupeve në vitin 2014 dhe 2018.
Anglia dhe Franca kanë luajtur në dy ndeshje të Kupës së Botës. Anglezët kanë fituar 2:0 në vitin 1966, dhe 3:1 në vitin 1982.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.