Sport

Franca eliminon Anglinë

Ndeshja dramatike e katërt e çerekfinales së Kupës së Botës e zhvilluar në stadiumin “Al Bayt” në Al Khor, i ka takuar francezëve.

Franca, fituese në fuqi e Kupës së Botës, triumfoi të shtunën mbrëma kundër Anglisë me rezultatin, 2:1.

Francezët me këtë triumf do të luajnë në gjysmëfinale të mërkurën kundër Marokut, që gjatë ditës eliminoi Portugalinë.

Aurelien Tchouameni shënoi gol të bukur për epërsinë e francezëve në minutën e 17-të.

Megjithatë, Harry Kane shënoi nga penalltia në minutën e 54-t.

Në momentet e mira të Anglisë, Franca ishte ajo që shënoi golin e fitores.

Olivier Giroud në minutën e 78-të ishte i saktë me kokë nga afërsia, por që u ndihmua edhe nga një devijim i mbrojtësit Harry Maguire.

Kapiteni i Anglisë, Kane, e pati një mundësi tjetër të artë në minutën e 84-t nga penalltia, por gjuajti mbi portë.

Anglia u mundua deri në fund t’i barazonte shifrat, por ndeshja u mbyll 2:1 në të mirë të Francës.


Kane humb penalltinë, Franca mbetet në epërsi

Harry Kane e ka humbur penalltinë dhe mundësinë për ta barazuar rezultatin ndaj Francës.

Kane dështoi nga 11-metërshi në minutën e 83-të. E gjuajti topin larg portës. 

https://dubz.co/v/4gtmb9


Franca kthen epërsinë

Franca e ka kthyer epërsinë ndaj Anglisë 12 minuta parafundit.

Shënoi Olivier Giroud (78’) me kokë, pas krosimit të Griezmannit.  

https://dubz.co/v/k6b8w0


Barazon Anglia

Anglia e ka barazuar rezultatin 1:1 ndaj Francës me të nisur pjesa e dytë.

Shënoi Harry Kane nga penalltia në minutën e 52-të.

https://dubz.co/v/4hk10a


Franca në epërsi pas pjesës së parë

Franca e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Anglisë.

Vendosi goli i Aurelien Tchouamenit në minutën e 17-të.

Por Anglia ka pasur raste shumë të mira për ta barazuar rezultatin.

Fituesi takohet me Marokun në gjysmëfinale.


Franca në epërsi, supergol i Tchouamenit

Franca ka kaluar në epërsi me supergolin e Aurelien Tochouamenit.

Ylli i Real Madridit shënoi nga larg zonës në minutën e 17-të.


Nis ndeshja Anglia - Franca

Ka nisur ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Francës.

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”.

Fituesi i këtij takimi luan me Marokun në gjysmëfinale.