Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, ka pasur kritika të ashpra për FIFA-n pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Ai e ka akuzuar shtëpinë më të madhe të futbollit se e ka vendosur me qëllim një gjyqtar argjentinas në ndeshjen e Portugalisë kundër Marokut.
“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të ishte në krye sot pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej. Pas asaj që pashë sot, tani ata mund t'i japin titullin Argjentinës”, ka thënë Pepe.
Portugalia u eliminua në çerekfinale, pasi u mposht 1:0 nga Maroku.