Sport

Livakoviq: Nuk di si ta përshkruaj këtë sukses

FOTO: AP
 

Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviq ka humbur në emocione gjatë festës pas eliminimit të Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës. Livakoviq sërish ishte më meritori për suksesin e jashtëzakonshëm.

“Kemi luftuar 120 minuta si në ndeshjen e kaluar. Shkojmë tutje. Nuk di si ta përshkruaj këtë. Në aspektin individual, Brazili është ekipi më i mirë në turne. Nuk kemi hequr dorë edhe kur kemi pranuar gol. Kemi dashur të shënojmë sa më shpejtë”, ka thënë Livakoviq.