Sport

Maroku do ta ketë përkrahjen e Afrikës dhe Arabisë në çerekfinale

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se ekipi i tij do ta ketë përkrahjen e plotë të të gjithë njerëzve nga Afrika dhe Arabia, pasi synon ta shkruajë historinë në Kupën e Botës.

Maroku mund të jetë ekipi i parë nga Afrika që arrin në gjysmëfinale të Botërorit, nëse arrin ta mposht Portugalinë në çerekfinale.

Dueli mes këtyre dy ekipeve, zhvillohet të shtunën prej orës 16:00.

Maroku, po ashtu në Katar ka edhe përkrahjen e madhe të shteteve islamike dhe pas eliminimit të Spanjës në 1/8 e finales, po synon edhe befasinë e radhës në çerekfinale.

“Ne kemi mbështetjen e plotë të njerëzve nga Afrika dhe Arabia. Kjo është shumë e rëndësishme, por ne luajmë se pari për Marokun. Kemi respekt për Portugalinë, por tashmë jemi mësuar të përballemi me ekipet e forta. Kemi një plan për të shkaktuar befasinë e radhës”, ka thënë Regragui.

Për Marokun, kjo është hera e parë që po luan në çerekfinale të Botërorit prej vitit 1986.