Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka vlerësuar lart Francën në prag të përballjes në kuadër të çerekfinales të Kupës së Botës.
Southgate, ka insistuar se kjo është një ndeshje speciale, pasi bëhet fjalë për dy ekipe që kanë synime të mëdha. Dueli mes Francës dhe Anglisë, do të luhet të shtunën mbrëma në “Al Bayt Stadium”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një ndeshje speciale, pasi përball kemi kampionët e botës. Janë ekipe me histori sportive dhe gjithashtu synime të mëdha”, është shprehur Southgate, i cili ka insistuar se ekipi i tij është përgatitur mirë për këtë ndeshje.
“E kemi studiuar mirë Francën dhe besoj se jemi gati. Megjithatë, nuk do të jetë aspak lehtë për shkak se Franca ka një ekip shumë të mirë, përkundër mungesave të shumta që i ka për këtë turne”.