Ish-ylli i Brazilit, Kaka, beson se shumë bashkëkombës të tij nuk e respektojnë Ronaldon aq sa ai e meriton, dhe ka shtuar se atë e shohin vetëm si “person të shëndoshë”. Ikona e sulmit brazilian, Ronaldo, ka qenë prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
Ai ndihmoi Brazilin të triumfonte në Botërorin e vitit 1994 dhe 2002, ndërsa karrierë në nivel ekipor ka bërë edhe te Barcelona, Interi dhe Real Madridi.
“Është e çuditshme që po e them këtë, por shumë brazilianë nuk e përkrahin Brazilin”, ka thënë Kaka në “BeIN Sports”.
“Ndodh ndonjëherë. Nëse e sheh Ronaldon duke ecur këndej, reagimi është i jashtëzakonshëm. Në Brazil, ai është vetëm një person i shëndoshë që ecën rrugës. Natyrisht, shumë brazilianë e duan Ronaldon, edhe unë e dua Ronaldon, por mënyra se si ai respektohet në Brazil dhe jashtë vendit nuk është e njëjtë. Shoh më shumë respekt për të jashtë vendit sesa në Brazil”, ka thënë Kaka.