Sport

Ronaldo s’festoi me ekipin, u largua i vetëm nga fusha

Cristiano Ronaldo doli nga fusha i vetëm, ndërsa pjesa tjetër e ekipit të Portugalisë po festonin fitoren 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Kapiteni portugez duartrokiti tifozët dhe u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes me të përfunduar ndeshja kundër Zvicrës të martën mbrëma.

 

 

Ish-ylli i Manchester United kaloi pranë këndit të mediave pa dhënë ndonjë opinion.

37-vjeçari u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 73-të në fushë në ndeshjen kundër Zvicrës kur rezultati ishte 5:1.

Ai nuk është lënë jashtë një ndeshje të fazës nokaut që nga viti 2008 me Portugalinë.

Portugalia nuk e kishte problem pa të në skuadër, pasi zëvendësuesi i tij Gonçalo Ramos shënoi “hat-trick”.

Selektori i Portugalisë, Fenando Santos kritikoi veprimet e Ronaldos pas largimit nga fusha në ndeshjen kundër Kores së Jugut.