Sport

Akanji thotë se kanë ndier lodhje ndaj Portugalisë

 

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji ka thënë se në pjesën e parë janë mbajtur mirë përballë portugezëve.

Ai ka theksuar se është ndjerë lodhje në ndeshjen ndaj Portugalisë. Zvicra u eliminua në 1/8 e finales të Kupës së Botës nga Portugalia pas humbjes së thellë, 6:1. Fazën e grupeve e kaloi pasi e mposhti Serbinë në ndeshjen e fundit të fazës grupore, 3:2.