Sport

Bierhoff më nuk është pjesë e Gjermanisë

Oliver Bierhoff më nuk është drejtor i përfaqësueses së Gjermanisë.

Bierhoff ka shkëputur kontratën që i skadonte në vitin 2024 pas eliminimit të Gjermanisë në Kupën e Botës, ka njoftuar të martën federata gjermane.

Bierhoff, i cili ka qenë në këtë post për 18 vjet është kritikuar ashpër pas dështimit të Gjermanisë për të kaluar fazën e grupeve në turneun e Katarit.

Në fakt, Gjermania u eliminua për herën e dytë rresht në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror dhe kjo ka bërë që Bierhoff ta kërkojë shkëputjen e kontratës që tashmë i është aprovuar.

“Bierhoffi ka merita të mëdha dhe gjithmonë do të respektohet për punën e bërë. Ai po ashtu do të jetë i lidhur me suksesin e ekipit në Brazil”, ka thënë presidenti i federatës gjermane, Bernd Neuendorf.