Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, iu përgjigj disa prej pyetjeve interesante rreth skuadrës së tij.
Ai u pyet se kush është futbollisti më i bukur në përfaqësuese, ndërsa përgjigjja e tij ishte portieri Yann Sommer.
Ndërsa, sipas Shaqirit, futbollisti që më së tepërmi vonohet është Breel Embolo.
Sipas 31-vjeçarit, këngëtari më i keq brenda ekipit është Ricardo Rodriguez
Zvicra të martën mbrëma do të ndeshet me Portugalinë në eliminime për Katarin 2022.