Sport

Spanja është e përgatitur për penallti kundër Marokut

Spanja - loja -Katar 2022 - Maroku
Foto: AP
 

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ia dha skuadrës së tij një detyrë unike pas humbjes në penallti nga Italia në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar.

“U thashë lojtarëve të mi se kanë detyra shtëpie përpara Kupës së Botës. Duhet t’i gjuanin të paktën 1000 penallti me skuadrën”, ka rrëfyer Luis Enrique, të hënën. “Ne nuk mund të punojmë për këtë vetëm në kampin stërvitor me përfaqësuesen”.