Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 97:66, në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte paraparë të luhej të dielën, por u shty për 24 orë, pasi ishte konstatuar se nuk ka prezencë të mjaftueshme të policisë.
Prishtina ishte dominonte dhe në fund triumfoi me 31 pikë dallim.
Dardan Berisha me 25 pikë, Dustin Thomas me 20 pikë e shtatë kërcime e Brooks Debisschop me 16 pikë e 10 kërcime ishin më efikasët te Prishtina, ndërsa te Rahoveci më efikasi ishte Isaiah Manderson me 19 pikë e 10 kërcime.
Prishtina ka nëntë fitore e katër humbje, kurse Rahoveci dy fitore e 11 humbje.