Sport

Mbrojtësi polak impresionohet me shpejtësinë e Mbappes

Kylian Mbappe ne duel me Polonine ne Boterorin ne Katar

Mbrojtësi polak, Matty Cash ka paralajmëruar Anglinë se francezi Kylian Mbappe është një nivel tjetër.

Cash është impresionuar me shpejtësinë e francezit Mbappe. Franca kaloi në çerekfinale të Botërorit, pasi mposhti të dielën Poloninë me rezultatin 3:1.

“Padyshim e pabesueshme, ndoshta kundërshtari im më i vështirë. Unë do të kisha thënë më parë se Raheem Sterling ishte kundërshtari im më i vështirë. Kur u përballëm me Manchester Cityn ai ishte i shkëlqyer. Sterling është i shpejtë, por unë mendoj se Mbappe është elektrik. Ai është më i shpejtë. Ai është një nivel tjetër”, ka thënë Cash të hënën në konferencë për media. “Kur ai merr topin, ndalon dhe lëviz, ai është gjëja më e shpejtë që kam parë ndonjëherë”. Por, mbrojtësi polak mendon se Kyle Walker mund ta ndalë Mbappen. “Kyle Walker është po aq i shpejtë sa Mbappe. Ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë i Anglisë dhe ka më shumë përvojë se unë”, është shprehur Cash. Anglia dhe Franca do të takohen të dielën në çerekfinalen e Botërorit.