Nënkampionia në fuqi, Kroacia, është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Kroacia të hënën mbrëma e eliminoi Japoninë, ndërsa ndeshja u vendos me penallti. Portieri kroat, Dominik Livakoviq ishte hero duke ndalur tri gjuajte të japonezëve nga pika e bardhë. Ai fillimisht ndali gjuajtjen e Takumi Minaminos.
Më pas edhe gjuajtjen e Kaoru Mitomas. Takuma Asano realizoi, ndërsa Livakoviq ndali edhe gjuajtjen e Maya Yoshidas. Për Kroacinë nga pika e bardhë të saktë ishin Nikola Vlashiq, Marcelo Brozoviq dhe Mario Pashaliq. Marko Livaja goditi shtyllën në serinë e tretë.
Me 3:1 në serinë e penalltive, Kroacia avancoi në çerekfinale. Ndeshja në kohën e rregullt dhe në dy vazhdimet nga 15 minuta, nuk dha fitues. Japonia avancoi në minutën e 43-të, kur shënoi Daizen Maeda. Shifrat në 1:1 i barazoi Ivan Perishiq në minutën e 55-të. Gola të tjerë nuk pati. Kroatët më vështirë se që kanë pritur kanë zënë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira në botë.
Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin e ndeshjes mes Japonisë dhe Kroacisë, që i takon 1/8 së finales në Kupën e Botës.
Pas kohës së rregullt të ndeshjes rezultati ishte 1:1, ndërsa nuk u ndryshua as pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta. Kështu që, çerekfinalisti i pestë i Kupës së Botës, do të vendoset pas gjuajtjeve nga penalltia. Japonia kaloi e para në epërsi, pasi Daizen Maeda shënoi nga afërsia në minutën e 44-të. Megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kroacia barazoi shifrat në 1:1. Shënues ishte Ivan Perishiq, i cili shënoi me kokë. Kjo është ndeshja e parë e fazës eliminatore të këtij Botërori që ka shkuar në vazhdime dhe do të vendoset nga penalltitë.
Ka përfunduar vazhdimi i parë në ndeshjen mes Japonisë dhe Kroacisë.
Pas 15 minutave, rezultati është i pandryshueshëm, ai i kohës së rregullt 1:1.
Nëse ekipet nuk shënojnë edhe në vazhdimin e dytë, atëherë fituesi do të përcaktohet pas penalltive.
Dueli i 1/8 së finales mes Japonisë dhe Kroacisë ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa fitues. Pas 90-të minutave lojë, rezultati ishte 1:1. Kjo është ndeshja e parë e fazës eliminatore që shkon në vazhdime. Në rast se fituesi nuk përcaktohet pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta, atëherë do të shkohet në gjuajtjen e penalltive. Gjatë kohës së rregullt të ndeshjes, Kroacia ishte më e mirë dhe pati më shumë raste, por nuk arriti të shënoj më shumë se një gol.
Në fakt, Kroacia ishte në disavantazh prej pjesës së parë përball Japonisë dhe barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Ivan Perishiq shënoi me kokë në minutën e 55-të për rezultatin 1:1 pas harkimit të Dejan Lovrenit nga krahu. Japonia kaloi në avantazh në minutën e 44-të, me golin e realizuar nga Daizen Maeda.
Me të filluar pjesa e dytë, Kroacia ka barazuar rezultatin në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Japonisë.
Në minutën e 56-të, golin e barazimit për Kroacinë, që ishte në disavantazh prej pjesës së parë, e shënoi Ivan Perishiq. Perishiq shënoi me kokë pas harkimit të Dejan Lovrenit.
Është mbyllur pjesa e parë mes Japonisë dhe Kroacisë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:0 në favor të Japonisë.
Golin e vetëm në këtë pjesë, e shënoi Daizen Maeda në minutën e 44-të. Kroacia pati rastet e saj, por nuk arriti t’i shfrytëzojë.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Japonia ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë në ndeshjen e 1/8 së finales.
Përkundër rasteve dhe dominimit të Kroacisë, Japonia kaloi e para në epërsi. Në minutën e 44-të, rezultatin e zhbllokoi Daizen Maeda. Ai shënoi nga afërsia pas një tollovie të krijuar para portës së Kroacisë. Goli i Maedas, u konfirmua edhe nga dhoma e VAR-it.
Ka filluar ndeshja e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022” në futboll mes Japonisë e Kroacisë.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Al Janoub”.
Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale e pret fituesin e duelit mes Brazilit e Koresë së Jugut.