Sport

Stokjoviqi insiston se Serbia nuk kishte forcë për ta kaluar grupin

Foto: Associated Press/AP
 

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka thënë se ekipi i tij nuk ka pasur forcë për ta kaluar grupin në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Në konferencën për shtyp, Stojkoviq ka falënderuar lojtarët për angazhimin dhe ka shtuar se Serbia është larguar nga Katari me kokën lartë. Në tri ndeshje në fazën e grupeve, Serbia përfundoi e fundit me vetëm një pikë. Regjistroi dy humbje dhe një barazim, ndërsa eliminimin e konfirmoi pas disfatës nga Zvicra 3:2 në duelin e fundit të Grupit D.