Sport

Foden: Bellingham do të jetë mesfushori më i mirë në botë

Reprezentuesi i Anglisë, Phil Foden, është shprehur shumë i lumtur për fitoren bindëse ndaj Senegalit. Foden, që bëri dy asistime, ka folur për Jude Bellinghamin, që asistoi në golin e parë.

“Ai është prej lojtarëve më të talentuar që kam parë. Nuk ka dobësi në lojën e tij. Mendoj se do të jetë mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Foden për ITV.

Anglinë tani e pret çerekfinalja me Francën. Foden ka thënë se Franca është dukur ekipi më i fortë në Katar deri më tani.

“Por ne kemi besim”, ka theksuar Phil Foden.