Sport

Postimi i hatashëm i gazetarit kroat: 11 kroatë dhe Shaqiri

Gazetari i njohur kroat, Romano Bolkoviq ka bërë një postim shumë goditës pas ndeshjes Serbi – Zvicër. Sajti “Nogometne vijesti” e ka publikuar postimin e tij të dielën mbrëma. Ai e ka vendosur Shaqirin para gjithë përfaqësueses serbe.

“Kam shikuar me kujdes edhe këtë ndeshje të Serbisë. E çfarë reprezentacioni do të ishte sikur Jugosllavia të mbetej:

Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modriq, Brozoviq, Kovaçiq, Kramariq, Livaja, Perishiq.

E po, edhe Shaqiri”, ka shkruar Bolkoviq.

Postimi i tij është pëlqyer shumë, ndërsa është vetëm goditja e radhës ndaj paraqitjes dëshpëruese të Serbisë në Botërorin në Katar.