Sport

Iu dha lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi

Familjarë, bashkëlojtarë, shokë, trajnerë, mësimdhënës, drejtues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, ia dhanë lamtumirën e fundit 17-vjeçarit të Trepçës ’89 dhe përfaqësueses U17 të Kosovës në futboll, Erion Kajtazit.

Erioni vdiq të shtunë pas një ataku në zemër gjatë një ndeshje futbolli.

Varrimi i Erionit është bërë të dielën në fshatin Zasellë të Mitrovicës. Vdekja e Erionit është humbje e madhe për futbollin e Kosovës.

Ai vlerësohej si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij dhe i gatshëm për të bërë karrierë në futbollin evropian.