Sport

Franca kalon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Polonisë

Foto: Associated Press/AP
 

Me tre gola të bukur të sulmuesve, Franca ka shënuar fitore bindëse ndaj Polonisë për të bërë vend në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Të dielën mbrëma, Franca fitoi 3:1 dhe kështu u bë përfaqësuesja e tretë çerekfinaliste, pas Holandës dhe Argjentinës. Olivier Giroud shënoi për 1:0 në minutën e 44-t. Ai shënoi gol të bukur me asistim të Kylian Mbappes.