Sport

Rekord i shikueshmërisë në Zvicër për ndeshjen Serbi – Zvicër

Xherdan Shaqiri duke festuar pas shenimit te nje goli nga Zvicra kunder Serbise
Foto: AP
 

Përballja e fundit e fazës grupore të Kupës së Botës Serbi – Zvicër ka tërhequr interesimin më të madh të shikueshmërisë televizive në Zvicër, shkruan “Blick”.

Deri në 1.54 milionë njerëz ndoqën drejtpërdrejtë në televizioni publik të Zvicrës ‘SRF Zwei” të premten në mbrëmje, ndërsa Zvicra u kualifikua në 1/8 e finales. Zvicra triumfoi 3:2, Xherdan Shaqiri realizoi një gol.