Sport

E fortë nga “Marca”: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë në Botëror

Foto: AP
 

“Ishte ndeshje e dy ekipeve në të cilën luajtën tri. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë për kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën. Ishte e mjaftueshme të shihni rrjetet sociale për të kuptuar vlerën sociale dhe gjeopolitike të ndeshjes në stadiumin 974”.

Kështu ka shkruar gazeta e madhe spanjolle, Marca, për ndeshjen Serbia – Zvicra. Zvicra e udhëhequr nga Shaqiri e Xhaka, fitoi 3:2.