Serbët e kanë pranuar shumë rëndë dështimin në Kupën e Botës në Katar. Sidomos faktin që eliminimi erdhi nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, përkatësisht nga Zvicra.
Ka pasur deklarata nga kampi serb se në Katar do ta fitojnë titullin e botës. Por serbët nuk e kaluan grupin dhe madje përfunduan në vendin e fundit. Serbia ishte prej përfaqësueseve më të dobta në këtë Kupë të Botës. Dhe ka përfunduar në “kontejnerë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Serbia në ‘kontejner’”, është titulli i sajtit të njohur beogradas “b92.net”.
“Reprezentacioni i Serbisë ka përjetuar shuplakë të re, ndërsa stadiumin ‘974’ ku luajti ndaj Zvicrës, e kemi quajtur ‘kontejner’ pasi prej të tillëve edhe është ndërtuar”, shkruan mediumi serb.
Mediumi beogradas ka vazhduar duke vlerësuar se ky është vendi ku aktualisht gjendet loja e Serbisë, sistemi, mentaliteti, kualiteti.