Sport

Xhaka i qetë pasi kreu punën në fushë: Krejt kjo është pjesë e futbollit

 

Granit Xhaka ka folur në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Serbinë. Ai ka thënë se e kanë përgatitur mirë ndeshjen dhe kanë fituar me meritë. Xhaka, që u shpall më i miri i ndeshjes, ka refuzuar të flas për tensionet në fushë.

“Kishte emocione, krejt kjo është pjesë e futbollit. Ndeshje fer dhe duam të fokusohemi në futboll. Kemi bërë hap para dhe jemi krenar që jemi kualifikuar në një të tetën e finales”, ka thënë Xhaka në konferencë për shtyp.