Sport

Xhaka e Shaqiri kërkojnë edhe rekordin në ndeshjen ndaj Serbisë

Descriptive Text

Që ndeshja me Serbinë është e veçantë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, kjo as që diskutohet. Pos që janë maksimalisht të motivuar, Xhaka e Shaqiri në ndeshjen e sontme mund të vendosin rekorde, ka shkruar blick.ch.

Të dy pritet ta luajnë ndeshjen e 11-të për Zvicrën në Botëror, që është rekord.

Ricardo Rodriguez po ashtu pritet ta luajë ndeshjen e 11-të.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet nga ora 20:00. Zvicrës i konvenon edhe barazimi për të kaluar tutje. Serbisë i duhet vetëm fitorja.