Sport

Fitorja ndaj Ganës nuk i mjafton Uruguait

Descriptive Text

Giorgian de Arrascaeta shënoi dy gola për fitoren 2:0 të Uruguait ndaj Ganës. Për kohë të gjatë fitorja i mjaftonte Uruguait për të avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës. Por pas golit të Koresë së Jugut në minutën e 91-të të ndeshjes ndaj Portugalisë, fitorja 2:0 më nuk ishte e mjaftueshme për Uruguain.

Dhe Uruguai u ndal në fazën grupore të Botërorit në Katar.

Uruguai përfundoi i treti me katër pikë, sa i ka edhe Koreja e Jugut në pozitën e dytë. Koreja ka më shumë gola të shënuar se Uruguai dhe për këtë arsye avancon. Koreanët kanë katër gola të shënuar e katër të pranuar, ndërsa Uruguai ka dy gola të shënuar e dy të pranuar. Mes vete kanë luajtur pa gola.

Arrascaeta shënoi për 1:0 në minutën e 26-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 32-të. Golin e parë e shënoi pas goditjes së Luis Suarezit dhe topit të dëbuar nga portieri. Ndërsa të dytin e shënoi pas asistimit të Suarezit. Sulmuesi sërish ishte fatal ndaj Ganës, njëjtë si në Botërorin 2010.

Gana, njëjtë si në atë ndeshje ikonike, humbi penallti. Goditjen e Andre Ayew nga pika e bardhë e ndali portieri i Uruguait.

Gana ka përfunduar e katërta me tri pikë.


Përfaqësuesja e Uruguait është në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë kundër Ganës. Dy gola të shpejtë të Uruguait, kanë bërë që Gana të jetë në prag të eliminimit në fazën e grupeve.

Në fakt, Gana lëshoi rast të mirë në minutën e 21-të kur Andre Ayew dështoi nga penalltia.

Uruguai u kundërpërgjigj me Giorgian de Arrascaeta që shënoi dy gola. Ai fillimisht,  zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, përpara se ta dyfishojë epërsinë në të 32-tën. Në të dy golat ishte i përfshirë sulmuesi Luis Suarez.


Uruguai nuk ndalet, shënon të dytin

Uruguai nuk po ndalet në ndeshjen ndaj Ganës.

Për 2:0 ka shënuar Arrascaeta në minutën e 32-të. Asistimin e bëri Luis Suarez.

https://dubz.co/v/3mgfwr


Uruguai në epërsi

Pak minuta pasi Gana dështoi nga penalltia, Uruguai ka kaluar në epërsi në ndeshjen e Grupit H.

Në minutën e 26-të, Uruguai avancoi me golin e shënuar Giorgian de Arrascaeta. Ai përfitoi nga topi i kthyer nga portieri që priti gjuajtjen e Luis Suarezit për ta dërguar topin në rrjetë për 1:0.

https://dubz.co/v/78wsmy


Gana humb penalltinë

Përfaqësuesja e Ganës ka humbur rast ideal për të kaluar në epërsi ndaj Uruguait.

Në minutën e 23-të, Gana dështoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi portieri i Uruguait, Sergio Rochet.

Megjithatë, Rochet ia priti gjuajtjen nga pika e bardhë mesfushorit të Ganës, Andre Ayew.

https://dubz.co/v/p23qc1


Nis ndeshja Gana – Uruguai

Ka nisur ndeshja vendimtare për Grupin H në Kupën e Botës mes Ganës dhe Uruguait.

Kur kanë kaluar 10 minuta nga fillimi i ndeshjes, rezultati është baras 0:0.

Ky rezultat çon përpara Ganën. Uruguait i duhet vetëm fitorja.