Sport

Pulishiq do të luajë kundër Holandës

Mesfushori Christian Pulishiq do të jetë në gjendje të luajë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Holandës.

SHBA-ja dhe Holanda, do të përballen të shtunën në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Pulishiq u lëndua në duelin e fundit në grup ndaj Iranit, por është rikuperuar dhe do të jetë gati për t’u përballur me holandezët.

Kthimin e mesfushorit në ekip, e ka konfirmuar edhe trajneri Gregg Berhalter.

Pulishiq është stërvitur të premten me ekipin dhe nuk ka pasur ndonjë telashe.

“Ai duket mirë dhe besoj se do të jetë në fushë për Holandën”, është shprehur Berhalter.

Ndeshja mes SHBA-së dhe Holandës nis në orën 16:00 dhe luhet në “Khalifa International Stadium”.