Spanja ka bërë pasime e pasime. Ka arritur në shifrën e 1059 pasimeve, kurse prej tyre i ka kompletuar plot 987. Ndërkohë Japonia ka provuar 237 pasime, ndërsa i ka kompletuar vetëm 173.
Në fund Japonia fitoi 2:1 dhe u rendit e para në grup. Spanja humbi por avancoi nga pozita e dytë.
Sipas BBC-së, Japonia ka fituar me përqindjen më të ulët të posedimit në histori të Kupës së Botës.
Japonezët e kanë pasur topin në pronësi vetëm në 17.7 për qind të kohës.
Prej se statistikat mbahet në mënyrë më të detajuar, nga viti 1966, vetëm dy përfaqësuese që kanë tentuar të bëjnë më shumë se 700 pasime, kanë humbur ndeshjet.
Spanja sonte dhe Gjermania me Japoninë javën e kaluar.