Sport

Japonia mposht Spanjën dhe fiton grupin

Japonia ka arritur sukses të madh. Falë fitores 2:1 ndaj Spanjës, Japonia ka kaluar në fazën nokaut të Kupës së Botës. Madje ka avancuar nga pozita e parë në grup. Japonia mblodhi gjashtë pikë në grupin E dhe përfundoi e para.

Spanja kualifikohet nga pozita e dytë. I ka katër pikë, aq sa Gjermania, por goldallim më të mirë.

Japonia në një të tetën e finales luan ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja luan me Marokun.


Japonia ka bërë rikthim të hatashëm në ndeshjen ndaj Spanjës.

Për 2:1 ka shënuar Ao Tanaka në minutën e 53-të. Goli është pranuar nga VAR-i, pasi kishte dilema nëse topi më herët ka kaluar vijën fundore. Por arbitri pranoi golin pas sinjaleve që mori nga dhoma e VAR-it.

Me këto rezultate, Japonia del në vendin e parë.


Japonia ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Spanjës. Për 1:1 shënoi Ritsu Doan në minutën e 48-të. Ai shënoi me goditje nga distanca, pas një gabimi në mbrojtjen spanjolle. Me rezultatet aktuale, Japonia avancon.

Goli i Alvaro Moratas në minutën e 11-të ishte i vetmi në pjesën e parë të ndeshjes Japonia – Spanja.

Morata ka vazhduar me formë të lartë, kurse Spanja me rezultatet aktuale


Spanja po udhëheq 1:0 ndaj Japonisë.

Alvaro Morata ishte realizator në minutën e dhjetë të takimit.