Sport

Humbi raste të arta për Belgjikën, Lukaku shpërthen pas ndeshjes

Sulmuesi Romelu Lukaku ka shpërthyer me nervozë pas ndeshjes me Kroacinë, pasi humbi disa raste të arta për t’ia mundësuar Belgjikës kualifikimin tutje në Kupën e Botës.

Sulmuesi i fuqishëm në të paktën katër raste nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke u bërë “figura tragjike” e dështimit të “gjeneratës së artë” të Belgjikës.

Belgëve u duhej fitorja, por ndeshja u mbyll baras pa gola

Pas ndeshjes, Lukaku shpërtheu me grusht drejt xhamit të bankës rezervë.

Në disa raste u desh të qetësohej nga stafi i trajnerëve, përfshirë Thierry Henryn.