Sport

Pulishiq shpreson të jetë gati për Holandën

Foto: AP/Associated Press
 

Mesfushori i SHBA-së, Christian Pulishiq, shpreson të jetë në gjendje të luajë kundër Holandës në 1/8 e finales të Kupës së Botës, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

Pulishiq ka pësuar një lëndim në fitoren e SHBA-së 1:0 ndaj Iranit, e cila ia siguroi amerikanëve avancimin nga Grupi B. Në fakt, Pulishiq e shënoi golin dhe u lëndua pas përplasjes me portierin iranian.