Sport

Nuk e kalon grupin “gjenerata e artë” e Belgjikës

Romelu Lukaku ka lëshuar katër raste të arta. Dhe sulmuesi i fuqishëm së bashku me Kevin de Bruynen dhe yjet tjerë të Belgjikës nuk kanë bërë vend në fazën nokaut të Kupës së Botës në Katar.

Belgjika të enjten mbrëma barazoi pa gola me Kroacinë në ndeshjen vendimtare të grupit F. Barazimi e dërgon Kroacinë tutje, por vetëm nga pozita e dytë.

Ndërkohë Belgjika mbetet e treta dhe eliminohet.

Ky sipas të gjitha gjasave është fundi i gjeneratës së artë të Belgjikës, ashtu si njihet gjenerata aktuale.

Belgjika ka dominuar në pjesën e dytë dhe ka mbajtur thuajse në zonë Kroacinë, nënkampionen botërore. Por belgët nuk kanë mundur ta dërgojnë topin në rrjetë. Lukaku ka pasur të paktën katër raste të pastra shënimi, por nuk ka konkretizuar asnjë. Ka goditur shtyllën në rastin e parë.

Kroatët kanë nisur fuqishëm, duke krijuar disa raste. Madje në pjesën e parë iu mohua një penallti në një vendim tjetër diskutabil të gjyqtarëve.

Kroacia përfundoi e dyta në grup me pesë pikë. Belgjika mbeti me katër pikë dhe do të largohet nga Katari. Grupin e ka fituar Maroku.


Romelu Lukaku ka pasur rastin më të mirë për gol për Belgjikën deri tash në ndeshjen me Kroacinë.

Pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë të golit të Kroacisë, Lukaku qëlloi vetëm shtyllën.

Rezultati ngel 0:0.


Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kroacisë dhe Belgjikës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin F.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kërkuan golin për të zhbllokuar rezultatin por nuk ishin të sakta në finalizim.

Në fakt, Kroacisë iu anulua një penallti e dhënë në minutën e 16-të, pasi rishikimit të VAR-it. Me rezultatin aktual, Belgjika është në prag të eliminimit nga Kupa e Botës.


Përfaqësues së Kroacisë ia anulua penalltia e dhënë në minutën e 15-të ndaj Belgjikës.

Në fakt, arbitri akordoi penalltia por e ndryshoi vendimin pas shikimit të VAR-it, i cili konstatoi se një lojtar kroat kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Penalltinë e shkaktoi Yannick Carrasco, që ndërhyri ndaj Andrej Kramariqit.