Sport

“Kërcënimet” e Kuzmanoviqit kundërshtohen në Zvicër

 

Ka pasur shumë reagime lidhur me deklaratat skandaloze të ish-futbollistit serb, Zdravko Kuzmanoviq. Ai tha të mërkurën se po të luante ende do të nokautonte Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri.

Gazeta e madhe zvicerane, 20 Minuten, që edhe ka publikuar intervistën me Kuzmanoviqin, ka folur ndërkohë me palë të ndryshme në Zvicër lidhur me ato që i ka thënë ky ish-futbollist i Serbisë.