Sport

Suarezi refuzon t’i kërkojë falje Ganës

 

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez kategorikisht ka refuzuar t’i kërkojë falje Ganës për ndaljen e topit me duar në ndeshjen çerekfinale të Botërorit “Afrika 2010”.

I pyetur për incidentin, i cili ia mohoi fitoren Ganës në minutat shtesë të ndeshjes, Suarez insistoi se nuk ndihet fajtor. Madje, ai e akuzoi Asamoah Gyanin që e humbi penalltinë dhe shtoi se ganezët janë përgjegjës për eliminimin e tyre në çerekfinale.