Sport

Martino largohet nga Meksika

 

Gerardo Martino më nuk është trajner i Përfaqësueses së Meksikës. Largimi i Martinos ka ardhur pak orë pas eliminimit të Meksikës nga faza e grupeve në Kampionatin Botëror. Meksika në ndeshjen e fundit të Grupit C, e mposhti Arabinë Saudite por nuk arriti të avancojë në 1/8 e finales.

Martino ka marrë përgjegjësinë e eliminimit të Meksikës që tuboi vetëm katër pikë dhe ka thënë se kontrata e tij ka përfunduar menjëherë pas ndeshjes me Arabinë Saudite.