Sport

Boksieri meksikan i kërkon falje Messit

Vetëm pak ditë pasi e kërcënoi publikisht Lionel Messin, boksieri nga Meksika, Canelo Alvarez, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Këtë herë, Canelo i ka kërkuar falje Messit për kërcënimin publik që i kishte bërë. 

Në reagimin e tij të enjten në “Twitter”, Canelo ka shkruar se kishte reaguar në afekt kur kishte bërë kërcënimin ndaj Messit. Ai kishte thënë se Messi do të ketë punë me të kur ta takojë, pasi ishte publikuar një video e yllit të Argjentinës duke e shkelur fanellën e Meksikës në zhveshtore pas fitores ndaj meksikanëve 2:0.

“Ditët e fundit më pushtoi pasioni dhe dashuria për vendin tim dhe shkrova disa komente që nuk ishin korrekt. Për to i kërkoj falje Messit dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re, tani ishte radha ime”, shkroi Canelo.