Sport

Argjentina nga vendi i parë kalon në fazën nokaut

Foto: AP
 

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë dhe është kualifikuar në fazën e nokautit të Botërorit nga vendi i parë. Argjentina të mërkurën mbrëma fitoi në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C ndaj Polonisë, me rezultatin 2:0. Argjentina tani do të luajë kundër Australisë në 1/8 e finales.

Portieri Wojciech Szczesny ishte më i miri te polakët në pjesën e parë duke bërë pritje vendimtare. Ai e priti edhe penalltinë e Lionel Messit në minutën e 39-të. Por në pjesën e dytë, Alexis Mac Allister në minutën e 46-të dhe Julian Alvarez në minutën e 67-të, shënuan dy gola për kualifikimin e argjentinasve.