Sport

Tunizia mposht Francën, por eliminohet

Tunizia ia shkaktoi Francës humbjen e parë në Kupën e Botës, por kjo fitore nuk i mjaftoi përfaqësueses së Afrikës të avancojë nga faza e grupeve. Të mërkurën, në “Education City Stadium”, Tunizia triumfoi me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në këtë fitore, Tunizia e shënoi në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 58-të, realizoi mesfushori ofensiv Wahbi Khazri. Për Tunizinë, kjo ishte fitorja e parë në turneun e Katarit dhe fazën e grupeve e mbylli me katër pikë të mbledhura. Triumfi ndaj Francës, e cila u paraqit pothuajse me formacionin e dytë, nuk i hyri në punë pasi Australia avancoi si e dyta me gjashtë pikë, falë fitores 1:0 në duelin tjetër ndaj Danimarkës. Franca përkundër humbjes, të cilën e pësoi pas dy fitoreve, ka përfunduar e para në Grupin D me gjashtë pikë dhe goldallim më të mirë se Australia. Në fakt, Franca barazoi rezultatin në minutën e tetë të kohës shtesë, por goli i Antoine Griezmannit u anulua pas rishikimit në sistemin VAR. Për Tunizinë, kjo është hera e gjashtë që eliminohet në fazën e grupeve në po aq pjesëmarrje në Kupën e Botës. Franca në 1/8 e finales, do të përballet me ekipin e dytë që përfundon në Grupin C.


Përfaqësuesja e Tunizisë po avancon ndaj Francës në ndeshjen e Grupit D.

Futbollistët e Tunizisë zhbllokuan rezultatin kundër Francës në fillim të pjesës së dytë. Saktësisht, në minutën 58-të, mesfushori me tipare sulmuese Wahbi Khazri shënoi gol.

Ai ndërpreu një aksion të Francës dhe pas depërtimit arriti ta mposht portierin e Francës, Steve Mandanda. Menjëherë pas golit të shënuar, Khazri u zëvendësua.