Sport

Taulant Xhaka i jep këshillë Granitit para ndeshjes me Serbinë: Mbaje gjakftohtësinë

 

Të premten do të jetë ndeshje vendimtare për Zvicrën në Botërorin në Katar dhe pikërisht kundër Serbisë. Granit Xhaka 30-vjeçar po sillet me qetësi, por për të është një ndeshje emocionale: Babai i tij ishte dikur në burg. Taulant Xhaka flet për Blick

Ishte një mbrëmje për histori: Në Botërorin 2018 në Rusi, Zvicra e mposhti Serbinë 2:1. Për dy golashënuesit Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, dy yjet tanë me rrënjë shqiptare, shpërtheu çdo gjë. Të dy festojnë me shqiponjë dykrerëshe.

Tash, pas katër vjetëve, vjen te një ndeshje tjetër vendimtare për kualifikim në 1/8 e finales në Botëror.