Marcus Rashford është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Anglisë ndaj Uellsit. Sulmuesi shënoi dy gola dhe ishte më meritore për fitore.
Anglia ka avancuar në fazën nokaut.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Ishim pak të dëshpëruar pas rezultatit me SHBA-në. Kemi menduar se mund të luajmë shumë më mirë. Ishte e rëndësishme të kthehemi me lojë të mirë. Jemi mbrojtur në mënyrë brilante në pjesën e parë dhe kishte të bënte me ‘mbytjen’ e lojës sa më shpejtë dhe me shfrytëzimin e rasteve. Në pushim trajneri na ka thënë se kemi luajtur mirë, por se na duhen më shumë goditje në drejtim të portës. Për momente si ky unë luaj futboll. Për mometet më të mëdha, momentet më të mira. Jam i lumtur që kalojmë në raundin tjetër, pasi kemi ambicie shumë të mëdha me këtë ekip. Mendoj se mund të luajmë edhe më mirë se sonte”, ka thënë Rashford për BBC.
Anglia në fazën tjetër do të luajë kundër Senegalit.